Shqiptarët do të paguajnë më shtrenjtë për këto pushime verore. Pavarësisht nëse vendi i pushimit është luksoz, mesatar apo ekonomik, rritja e çmimeve do të jetë rreth 30 për qind. Kliton Gërxhani, kryetar i Shoqatës së Tur Operatorëve, flet për ofertën turistike që përballet me shumë vështirësi, që kanë të bëjnë edhe me mungesën e stafit të kualifikuar, që rrezikon edhe investimet e reja në këtë sektor. (A2 Televizion)
Tur Operatorët: Rritja e çmimeve e vështirëson punën, por “bomba me sahat” është mungesa e stafit
