
Etapa e tretë e Turit të Shqipërisë, nga Elbasani deri në Vlorë, u fitua nga serbi Luka Turkulov. Ai arriti i pari në finish pas 143 kilometrave të përshkuara me kohën 3 orë, 6 minuta e 42 sekonda.
Pas tij kaluan Stankoviç dhe greku Arvanito. Nga çiklistët shqiptarë, më lart u pozicionua Lukas Sula, i cili ishte pjesë e grupit që kryesoi garën dhe kaloi i nënti në finish.
Renditja e përgjithshme e edicionit të 80-të të Rrethit Çiklistik kryesohet nga britaniku Maksimiljan Stedman. Çiklisti i Kombëtares shqiptare, Mikel Demiri është i katërti në renditjen e përgjithshme, me vetëm 13 sekonda distancë nga kryesuesi.
Etapa e katërt, me distancë 185 kilometra, do të nisë nga Vlora, për të kaluar në Mbrostar dhe përfundon në Përmet. (A2 Televizion)