Turistët hungarezë bllokohen në mes të lumit, i shpëtojnë zjarrfikësit

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 13:24 | Aktualitet
Turistët hungarezë bllokohen në mes të lumit, i

3 turistë hungarezë janë shpëtuar nga forcat zjarrfikëse të Maliqit pasi kishin mbetur të bllokuar në mes të lumit, pranë fshatit Plovisht.

Ata po përpiqeshin të kalonin lumin me makinë, por kanë mbetur të bllokuar për shkak të rrymës së fortë dhe thellësisë së ujit.

Fatmirësisht të 3 turistët, 2 burra dhe 1 grua, kanë mundur të dalin, falë ndihmës që iu është dhënë dhe nuk kanë pësuar asnjë lëndim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos