All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Turistët italianë ikën pa paguar në Berat, Meloni paguan llogarinë

Nga A2 CNN
18 Gusht 2023, 14:10 | Aktualitet
Turistët italianë ikën pa paguar në Berat, Meloni paguan
All - Paragraf - 1

Mediat italiane i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë videos së bërë virale, në të cilën shfaqen 4 turistë italianë të cilët fshehurazi largohen nga një reataurant në Berat pa paguar faturën e ushqimeve që kishin konsumuar.

Lajmi shkoi në veshin e kryeministres Giorgia Meloni, e cila ndodhej ende për vizitë në Vlorë dhe menjëherë urdhëroi ambasadorin në Tiranë që të merrej me këtë çështje dhe të paguante faturën.

All - Paragraf - 3

“Me rekomandim të kryeministres proceduam në shlyerjen e faturës së papaguar”, shkruan në një postim në rrjetet sociale ambasadori Bucci, i cili shton se pagesa u bë me fondet personale të shefes së qeverisë.

“Për sa i përket së llogarisë së restorantit në Berat të papaguar nga turistët italianë saktësohet se pagesa është shlyer me fondet personale të  Melonit nëpërmjet Ambasadës”, përfundon njoftimi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos