Me rojet e mbretëreshës britanike, nuk mund të tallesh. Veçanërisht t’ i prekesh.
Këtë leksion e ka mësuar më së miri një grua në Londër, që në tentativën për të bërë një fotografi, kapi frerët e kalit madhështor të një prej rojeve të Buckingam Palace, rezidenca zyrtare e familjes mbretërore.
Por video që është shndërruar në virale tregon se pas një momenti heshtje, roja fillon e bërtet “largohuni nga roja e mbretëreshës, mos kapnin frerët”, me një zë vërtet të frikshëm, aq sa tmerron turistët, për t’u rikthyer pak çaste më vonë në heshtjen tipike. (A2 Televizion)