Turizmi malor, Voskopoja një nga destinacionet kryesore

Nga A2 CNN
20 Gusht 2022, 16:45 | Aktualitet
Turizmi malor, Voskopoja një nga destinacionet kryesore

Voskopoja është një ndër destinacionet turistike me te preferuara ne qarkun e Korçës. Pjesa me madhe e pushuesve që vendosin të kalojnë pushimet në këtë zone malore e zgjedhin për t’i shpëtuar të nxehtit.

Në këtë fshat piktoresk ndërthuret turizmi natyror dhe ai kulturor. Mosha e tretë është një kategori që vërtet e preferon Voskopojën kjo edhe për shkak të kuzhinës së veçantë.

Por krahas turisteve vendas ka edhe shumë të huaj që janë kuriozë të vizitojnë vendin tonë. Disa prej tyre thonë se kanë vendosur të vizitojnë Shqipërinë pasi kanë lexuar librat e Ismail Kadaresë.

"Ne po qëndrojmë në Korçë dhe erdhëm vetëm sot këtu. Na pëlqen fshati, është shumë i bukur. Unë jam nga Franca dhe bashkëshortja ime nga Spanja ndaj jetojmë aty. Erdhëm në Shqipëri sepse 2 vite më parë bashkëshortja ime lexoi një libër të Ismail Kadare dhe tani duam të mësojmë më shumë për vendin tuaj kishat, xhaminë e njerëzit e shkëlqyer dhe ushqimin fantastik këtu”.

Vizitorët ditorë janë të shumtë ndërsa nuk mungojnë as ata që ju drejtohen shtëpive pritëse për të qëndruar më gjatë. Voskopoja është nga të paktët fshatra malorë që vizitohet në të gjitha stinët dhe që e ka të konsoliduar turizmin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos