Plagoset me thikë një person në qendër të Shkodrës

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 21:52 | Kronikë
Plagoset me thikë një person në qendër të Shkodrës

Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit te tregu i këmbimit valutorë i njohur si “Dollari”.

Burime për A2 bëjnë me dije se personi i plagosur është Kledis Smajli.

Po të njëjtat burime pohojnë se i plagosuri është në gjendje kritike për jetën për shkak të plagëve të marra nga mjeti prerës dhe ndodhet në sallën e operacionit në spitalin rajonal të Shkodrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos