“Turp që protestoni”, Rama reagon pas daljes në rrugë të qytetarëve

Nga A2 CNN
12 Mars 2022, 15:16 | Politikë
“Turp që protestoni”, Rama reagon pas daljes në rrugë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se i vjen turp që shqiptarët, sipas tij, janë i vetmi popull në Europë që “proteston për pasojat e luftës në Ukrainë”.

“Mua sot më vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe i Europës që protestohet për pasojat e para të luftës në Ukrainë. Vetëm ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë thonë se kërcimi i çmimit të naftës nuk është pasojë e luftës”, tha Rama.

https://a2news.com/2022/03/12/dy-ore-e-gjysme-para-kryeministrise-mijera-qytetare-kunder-rritjes-se-cmimeve-protestat-do-te-vijojne/

“E kemi treguar ndjeshmërinë tonë. Asnjë familje shqiptare dhe asnjë biznes i vogël nuk e paguan vetë faturën e rritjes së energjisë, por me qeverinë. Thuajse 80% e paguan qeveria aktualisht energjinë. Këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër në Europë. Në Greqi, Itali e Kosovë është rritur çmimi i energjisë”, shtoi kryeministri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/12/rama-i-prere-taksat-e-naftes-nuk-ka-proteste-qe-i-heq/
https://a2news.com/2022/03/12/rritja-e-cmimeve-rama-prezanton-7-pikat-e-paketes-se-rezistences-sociale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos