
Edhe deputeti demokrat i Durrësit Ferdinand Xhaferri i ka kërkuar dorëheqjen kreut demokrat Lulzim Basha nga drejtimi, si hapi i parë i zgjidhjes për Partinë Demokratike.
Fjala e Xhaferrit në mbledhjen e grupit demokrat:
Ndoqa me vëmendje të gjithë diskutimet e deritanishme nisur që nga dy zv. Kryetarët Tabaku dhe Alibeaj dhe të gjithë janë në kohezion duke thënë që ju duhet të bëni një hap pas. Ndërsa ju z. Basha keni deklaruar disa herë që jeni në dispozicion të PD për një zgjidhje. Të jesh në dispozicion të PD për zgjidhje do të thotë që ju duhet të jepni dorëheqjen sot dhe do të argumentoj pse:
Keni 9 vite që drejtoni opozitën. Në 2017 mbas daljes së rezultatit të zgjedhjeve ishte normale të jepnit dorëheqjen. Por, nisur nga argumenta të abuzimeve të qeverisë trupa politike e PDSH-së ju mbështeti.
Po kështu, mbas 25 Prillit të 2021 me daljen e rezultatit do të ishte normale dorëheqja juaj. Përsëri nisur nga të dhënat e sakta dhe evidencat e unifikimit të shtetit me pushtetin dhe masakrës zgjedhore trupa politike e PD përsëri ju mbështeti.
Por në 6 Mars, qartazi u prodhua evidencë që alternativa e lidershipit tuaj refuzohet nga elektorati i djathtë dhe ai gri. Kjo alternativë qartazi u mund edhe nga foltorja, një lëvizje disa mujore drejtuar nga një kryetar non-grada.
Si kudo në perëndim mbas humbjes, që në ditën e parë të daljes së rezultatit, kryetarët japin dorëheqjen. Pra, jepni dorëheqjen sot dhe ky është hapi i parë drejt zgjidhjes.
Mbas disa ditësh mblidhet grupi parlamentar për të nominuar me votim një grup që negocion me kolegët që janë tek foltorja.
Ky grup negociator duhet ta ketë të qartë se Berisha nuk është zgjidhje për dy arsye bazë: 1) opozita e 2025 nuk mund të shkojë në zgjedhje me një kryetar non-grata.
2) Edhe z. Berisha u provua me 6 Mars me evidencë që qartazi na mundi ne po po qartazi u mund nga Edi Rama. Procesi do jetë i gjatë dhe i vështirë, por e vetmja rrugë shpresëdhënëse. (A2 Televizion)