“Turp të ketë Çuçi që merret me Sali Berishën”, Meta përgjigjet edhe për Barjam Begajn

Nga A2 CNN
5 Gusht 2022, 11:23 | Politikë
“Turp të ketë Çuçi që merret me Sali

“Turp të ketë Çuçi që në vend që të shprehë ngushëllime, merret me Sali Berishën”. Kështu u shpreh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në lidhje me reagimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili akuzonte Berishën se fshihej pas akuzave ndaj tij, në lidhje me ngjarjen tragjike në Potam të Himarës. Në konferencën për media, Meta ngriti disa pikëpyetje për ministrin e Brendshëm pas ngjarjes tragjike, për përgjegjësitë. Ai akuzoi edhe Ramën për papërgjegjshmëri dhe sadizëm që bën të fortin me qytetarët.

https://a2news.com/2022/08/05/tragjedia-ne-potam-cuci-akuzat-e-berishes-te-neveritshme-kam-kryer-veprime-konkrete-per-ngjarjen/

“Turp të ketë Çuçi që në vend që të shprehet pas 3 ditësh e të bëjë një ngushëllim, merret me Sali Berishën. Berisha ia ka fajin që mbush policinë me njerëz të droguar? Berisha i kthen në polici këta të dënuar me probleme? Berisha ia ka fajin që nuk ka nxjerrë një komunikatë të saktë për ngjarjen dhe përgjegjësitë? Berisha ia ka fajin për manipulimet e Elbasanit? Me qytetarët e hallexhinjtë bëjnë të fortët me presione, gjoba e fyerje se kanë në krye të qeverisë një njeri të papërgjegjshëm e sadist, që bullizon dhe gazetarët”.

I pyetur në lidhje me mosreagimin e presidentit Bajram Begajt për tragjedinë e Potamit, Meta tha se nuk është etike për të që të shprehet për presidentin aktual.

“Jam këtu si kryetar i Partisë së Lirisë, se kur flet apo nuk flet një president, është çështje e çdo presidenti përfshirë dhe presidentin aktual, nuk është etike për mua që të shprehem për këtë çështje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos