Turqia, dritë jeshile Finldanës për anëtarësimin në NATO, Blinken: Ju inkurajojmë t’ia hapni rrugën edhe Suedisë

Nga A2 CNN
17 Mars 2023, 22:51 | Bota
Turqia, dritë jeshile Finldanës për anëtarësimin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur vendimin e marrë prej presidentit turk Rexhep Erdogan për t’i hapur rrugën anëtarësimit të Finlandës në NATO.

Në një postim në Twitter, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i bën thirrje Turqisë që t’i hapi rrugën edhe Suedisë në mënyrë që të dyja shtetet “të forcojnë Aleancën.”

https://twitter.com/SecBlinken/status/1636820599996596230?s=20

Kujtojmë se Finlanda, së bashku me Suedinë, të dyja njoftuan synimin e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në maj, pasi lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë shkaktoi një ndryshim të papritur në qëndrimet ndaj anëtarësimit në bllok.

Erdogan tha të premten se beson se NATO “do të bëhet edhe më e fortë nëpërmjet anëtarësimit të Finlandës” dhe “do të luajë një rol më efikas në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit global”.

“Me përfundimin e procesit të ratifikimit, marrëdhëniet tona me Finlandën do të forcohen në bazë të Aleancës së NATO-s”, shtoi ai.

Me aprovimin e Turqisë, Finlandës i hapet rruga për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake përpara Suedisë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos