“Covid-19 këtë vit do jetë si gripi sezonal”

Nga A2 CNN
17 Mars 2023, 17:32 | Bota
“Covid-19 këtë vit do jetë si gripi sezonal”

Covid-19 këtë vit mund të humbasë fuqi në një pikë që të jetë i ngjashëm me gripin e zakonshëm. Lajmin e bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë të premten.

“Mendoj se kemi ardhur në një pikë kur mund ta shohim Covid-19 në të njëjtën mënyrë që shohim influenzën sezonale: një kërcënim për shëndetin, një virus që do të vijojë të vrasë, por një virus që nuk do të ngrijë më aktivitetin e shoqërisë sonë,” deklaroi sot drejtori i emergjencave në OBSH Michael Ryan.

Sipas të dhënave të Worldometer, që nga fillimi i pandemisë, formalisht janë të regjistruara 682,258,910 raste pozitive në të gjithë botën. Prej këtij totali, 6,817,436 persona kanë humbur jetën ndërsa 655,158,379 të tjerë janë shëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos