Turqia hyn në recesion për herë të parë në 1 dekadë

Nga A2 CNN
11 Mars 2019, 16:31 | Bota
Turqia hyn në recesion për herë të parë në 1

Turqia pësoi rënien e parë ekonomike për gjatë 1 dekade. Ekonomia e Turqisë u zvogëlua me 2.4% në 3-mujorin e katërt të vitit 2018. Ndërsa gjatë 3-mujorit të mëparshëm pati një rënie prej 1.6%.

Me shtytje nga politikat qeveritare për rritje ekonomike me çdo kusht dhe me trysni ndaj Bankës Qendrore për të mbajtur nivelin e interesave të ulët, një kapital i madh në shifra rekord vërshoi në Turqi, duke bërë që vendi të kishte një rritje ekonomike mesatarisht 7% çdo 3-mujor që nga viti 2009.

Por me sa duket kjo rritja ekonomike ka hasur pengesa pas problemeve me valutën dhe një përçarje diplomatike me Shtetet e Bashkuara të pandodhur më parë. Por pavarësisht çështjeve problematike, ministri turk i Financave, Berat Albayrak, u shpreh në rrejtin social “Twitter” se më e keqja tashmë kishte kaluar dhe se ekonomia e Turqisë është duke u rimëkëmbur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos