Turqia mbush detin me pajisje për të rritur nivelin e oksigjenit

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 12:48 | Bota

Turqia mori masa të menjëhershme për të shmangur katastrofën natyrore në detin Marmara i cili prej disa kohësh ishte mbushur me një mukozë të trashë që rrezikonte florën dhe faunën.

Ekspertët dyshonin se kjo gjë vinte si pasojë e ngrohjes globale dhe për këtë arsye një sipërfaqe e madhe e detit u mbush me pajisje që ndihmojnë për të rritur nivelin e oksigjenit.

Pajisjet u vendosën në pesë pika të ndryshme në Gjirin e Izmirit dhe pranë Pendikut për të frenuar mukozën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos