
Turqia bëri me dije se do të zgjasë misionin kërkues të anijes së saj "Oruc Reis" në zonën e shumë kontestuar në Mesdheut lindor deri në 4 nëntor, një hap ky që pritet të ushqejë për më tepër tensionet në rajon.
Anëtarët e NATO-s, Turqia dhe Greqia janë përfshirë në një mosmarrëveshje prej kohësh në lidhje me shtrirjen e shelve-ve kontinentale dhe pretendimeve ndaj burimeve të hidrokarbureve në Mesdheun lindor.
Përplasja shpërtheu në gusht kur Turqia dërgoi anijen kërkuese “Oruc Reis në ujërat e pretenduara gjithashtu nga Greqia dhe Qipro.”
“Së bashku me dy anije të tjera, “Ataman” dhe “Cengiz Han”, “Oruc Reis” do të vazhdojnë punën në një zonë në jug të ishullit grek të Rodosit deri në 4 nëntor”, bëri me dije marina turke. (A2 Televizion)