“Votova për njërin që quhej Trump”, Presidenti amerikan hedh votën në Florida

Nga A2 CNN
24 Tetor 2020, 20:16 | Bota

Presidenti amerikan Donald Trump hodhi personalisht votën të shtunën, pranë banesës së tij në Florida dhe bëri shaka me gazetarët duke thënë se votoi “për njërin që quhej Trump”.

Trump, i cili është kundër votimit me postë, u tha gazetarëve se nuk mund të kesh asnjëherë më shumë siguri sesa kur e hedh vetë votën.

Deri tani, janë më shumë se 52 milionë amerikanë që kanë votuar, me Trump që është i pari kandidat presidencial që hedh votën.

Stafi i fushatës së Joe Biden ende nuk ka bërë me dije se kur do të votojë kandidati demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos