TVSH arsimit privat, 20% më shtrenjtë. Shkollat kundër planit të qeverisë

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 17:25 | Sociale
TVSH arsimit privat, 20% më shtrenjtë. Shkollat kundër planit

50 mijë familje shqiptare do ta paguajnë më shtrenjtë arsimin e fëmijëve të tyre. Ministria e Financave po planifikon të vendosë TVSH 20% për arsimin privat.  

Kjo taksë do të rëndojë direkt mbi familjet që kanë zgjedhur sistemin jopublik për arsimin e fëmijëve. 

Ermal Hasimja, kryetari i Shoqatës së Shkollave Private, rendit disa nga pasojat që do të sillte vendosja e TVSH apo rritja e tarifave në institucionet private. Sipas shoqatës, udhëzimet e Bashkimit Europian nuk janë për vendosje taksash ndaj sistemit arsimor privat. Përkundrazi, shumë vende europiane ofrojnë mbështetje ndaj shkollave private, si një e mirë publike.

82 mijë nxënës në Shqipëri ndjekin arsimin privat. Referuar rezultateve të Maturës Shtetërore, një pjesë e shkollave private kryesojnë renditjen në rang vendi për rezultatet më të mira të nxënësve në provime.

Më herët, TVSH në arsimin privat ështe aplikuar në kohën e kryeministrit Sali Berisha, por u hoq pas reagimeve të forta të institucioneve të arsimit jopublik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos