Tyson gati për rikthim, poston video nga stërvitja intensive në ring

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 10:59 | Sporte të tjera
Tyson gati për rikthim, poston video nga stërvitja intensive në

Kanë kaluar 15 vite nga hera e fundit që e kemi parë Mike Tyson në një ndeshje zyrtare. Ishte viti 2005 dhe “Majku i hekurt” u mund nga Kevin McBride. Por, sot, pak ditë para se të mbushë 54 vjeç, ish-boksieri duket se është plotësisht gati për rikthimin e madh në ring.

https://a2news.com/2020/05/29/nismetar-i-nje-sherri-masiv-tyson-jep-spektakel-ne-wrestling/

Bëhet fjalë për një ndeshje me qëllim bamirësie, për të ndihmuar të pastrehët dhe personat e varur nga droga, por edhe me qëllimin që Mike Tyson t’i tregojë vetes se ka lënë pas krahëve një periudhë të vështirë të jetës së tij. Në muajt e fundit, ai ka humbur 45 kg falë një diete vegane dhe një stërvitjeje intensive. Gjithashtu, ka lënë alkoolin dhe drogën, duke tejkaluar edhe problemet me depresionin.

Orët e fundit, Tyson ka postuar në rrjetet sociale një video ku shihet në ring duke u stërvitur me një ritëm shumë të lartë dhe duke dhënë goditje tepër të forta te trajneri.

Ende nuk dihet se kush do të jetë kundërshtari i Tyson në rikthimin e madh në ring, por ndërkohë sfida po gjeneron shumë interes pas pamjeve që tregojnë formën e jashtëzakonshme të Tyson. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CBv6LTDlSm1/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos