“Kthimi në F1 ishte idiotësia më e madhe e Schumacher”

Nga A2 CNN
20 Qershor 2020, 20:11 | Sporte të tjera
“Kthimi në F1 ishte idiotësia më e madhe e

Willi Weber, ish-menaxheri i Michael Schumacher gjatë karrierës së lavdishme të gjermanit në Formula 1, ka folur për vendimin e 7 herë kampionit të botës për t’u kthyer në F1 në vitin 2010, katër vite pasi ishte tërhequr nga garat.

“Me gjithë respektin që kam, kur e sheh tani, kthimi në F1 ishte idiotësia më e madhe që ka bërë. Më tha që ishte mërzitur, që duhet të pilotonte sërish. I thashë që nuk kishte asgjë për të fituar nga kjo, vetëm për të humbur. I kujtova që i kishte fituar të gjitha dhe ishte në piedistalin e F1. Nuk më ktheu përgjigje fare”, kujton Weber në “Motorsport-Total.com”.

https://a2news.com/2020/06/11/mediat-italiane-schumacher-do-ti-nenshtrohet-operacionit-eksperimental/

Weber nënvizon se vendimi i rikthimit nuk ishte gjëja e duhur në shumë aspekte: “I urova suksese, por e dija që nuk do të shkonte mirë. Unë personalisht nuk doja që pas 3 vitesh pushimi, të bëja valixhet gati çdo fundjavë për garat. U ndamë si miq dhe Schumacher nisi karrierën e dytë të tij në F1”.

Rikthimi i Schumacher me Mercedes ishte një zhgënjim i madh, me gjermanin që arriti të ngjitej vetëm një herë në podium dhe në vitin 2012 u tërhoq përfundimisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos