U akuzua për korrupsion dhe pastrim parash, gjykata kthen në detyrë mjekun Edvin Prifti

Nga A2 CNN
31 Gusht 2022, 11:29 | Kronikë
U akuzua për korrupsion dhe pastrim parash, gjykata kthen në

Gjykata e Posaçme kthen në detyrë kardiokirurgun Edvin Prifti. Ish-shefi i kardiokirurgjisë në QSUT nuk mund të ushtronte profesionin, për shkak të një mase "pezullim nga detyra" caktuar ndaj tij nga gjykata, pasi u mor nën hetim nga SPAK për "korrupsion" dhe "pastrim parash".

Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme konstatoi se afati i kësaj masë sigurie kishte rënë dhe vendosi shuarjen e saj. Në këtë mënyrë, hetimi që po zhvillohet ndaj tij, nuk do të pengojë Priftin të kthehet në sallat e operacionit.

Dyshimet e SPAK ndaj mjekut nisën pas disa përgjimeve të bëra për llogari të dosjes ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Në vijimësi, Prifti ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos