Ylli i “reality show” Irene Major pushtoi faqen e parë të revistës së njohur Playboy në moshën 41 vjeçare, vetëm 4 muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj të tetë.
Britanikja me origjinë nga Kameruni, është gruaja e miliarderit kanadez Sam Malin me të cilin jeton në një shtëpi gjigante me 11 dhoma gjumi në Kent. Ajo tashmë konsiderohet si e para femër me ngjyrë nga kontinenti afrikan që shfaqet në faqen e parë të Playboy në Çeki, në 30 vjetorin e themelimit të saj.
Irene, e cila e ka lindur fëmijën e saj të parë në moshën 20 vjeçare, ndërsa të fundit vetëm 4 muaj më parë shfaqet e mrekullueshme dhe me një fizik për t’u adhuruar në revistën e famshme. (A2 Televizion)