U bullizua gjatë gjithë kohës nga shokët, shkon në mbrëmjen e fundit të vitit me 300 motoristë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 13:53 | Lifestyle

Një vajzë, e cila kishte tentuar më herët vetëvrasjen, pasi ishte bullizuar sistematikisht nga shokët e shkollës, shkoi në mbrëmjen e fundit të vitit me 300 motoristë për t’u treguar atyre se “nuk mund ta lëndojnë më”.

15-vjeçarja Felicity Warburton, e cila vuan nga sindroma “Asberger” e ndjente veten të “pavlerë” për shkak të komenteve të tmerrshme nga shokët e shkollës prej moshës 7 vjeç.

Por nëna e saj gjeti një zgjidhje. Ajo i dërgoi një mesazh në Facebook klubit të motoristëve WAC, të cilët e pranuan njëzëri ftesën për ta shoqëruar vajzën në mbrëmje.

Megjithatë, vajza u përball dhe më një tjetër surprizë të bukur pasi qindra njerëz ishin mbledhur, mes tyre dhe shokë të shkollës për ta mbështetur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos