Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet për sfidën me Arabinë Saudite, në mbrëmje udhëtojnë në Abu Dhabi

Nga A2 CNN
24 Tetor 2022, 11:47 | Futboll
Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet për sfidën me

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në kuadër të miqësores me Arabinë Saudite më 26 tetor. Kuqezinjtë mbyllën seancën e dytë stërvitore ku grupi u pa i plotë dhe gati për sfidën.

Edhe këtë herë, trajneri Edi Reja nuk ka dashur t’i ngarkojë lojtarët, pasi shumica prej tyre vinin nga ndeshjet e kampionatit dhe ngarkesa ka qenë e lehtë.

Me grupin janë bashkuar dhe Sherif Kallaku, Ardit Deliu, Redon Xhixha dhe Arbnor Muçolli, ndërsa pesë nga futbollistët e ftuar do të udhëtojnë menjëherë në Abu Dhabi, mbrëmjen e të hënës, për t’iu bashkuar grumbullimit.

Bëhet fjalë për Ardit Tolin, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani, të cilët ishin të impenjuar me klubet e tyre, këtë të diel. Skuadra kuqezi do të zhvillojë të martën e 25 tetorit dhe seancën e fundit zyrtare në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dhabit, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja të mërkurën. Takimi është i programuar në orën 16:30 me orën shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos