Aksident i frikshëm i Alonsos, makina ngrihet në fluturim

Nga A2 CNN
24 Tetor 2022, 09:39 | Futboll

Fernando Alonso u përfshi në një aksident të frikshëm në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Piloti spanjoll po parakalonte Lance Stroll, por piloti i Aston Martin ndryshoi trajektoren në fund, duke bërë që Alonso të përplasej me pjesën e pasme të makinës së kanadezit dhe të fluturonte, duke u përplasur me murin.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu duke folur me ju (gazetarët). Mund të isha shumë mirë në spital. Unë nisa parakalimin, por edhe ai (Stroll) lëvizi në fund fare. Nuk u kuptuam. Kur isha në ajër, kisha shumë frikë. Pas atij aksidenti mendova se gara ime kishte mbaruar, por në fund arrita të kapja vendin e shtatë. Ka qenë gara ime më e mirë e sezonit, por frika nuk më kishte ikur ende. Nuk më hiqej mendja nga aksidenti gjatë pjesës së mbetur të garës”, tha spanjolli i Alpine pas garës.

Çmimi i Madh i SHBA u fitua nga Max Verstappen (Red Bull), i cili la pas Lewis Hamilton (Mercedes) dhe Charles Leclerc (Ferrari). Kjo garë zyrtarizoi edhe titullin kampion për Konstruktorë për skuadrën e Red Bull. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos