U dhunua gjatë grabitjes së banesës, ndërron jetën i moshuari në Mallakastër

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2022, 13:03 | Kronikë
U dhunua gjatë grabitjes së banesës, ndërron jetën i

Ka marrë përmasa më të rënda grabitja me dhunë e një banese në fshatin Klos të Mallakastrës. Të dhënat më të fundit bëjnë me dije se si pasojë e dhunës së hajdutëve që i hynë në shtëpi ka ndërruar jetë në spital pronari i banesës, 89-vjeçari Caush Shehaj.

I moshuari kishte marrë plagë të rënda dhe për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë që grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka riklasifikuar akuzën ndaj dy autorëve, tashmë të arrestuar.

Ervis Halimi dhe Musa Gudo, të cilët u kapën prej policisë vetëm disa orë pas ngjarje akuzohen tashmë për vjedhje me pasojë vdekjen. Dy personat hynë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Shehajt dhe përmes dhunës morën një sasi parash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos