U filmuan duke u marrë para shoferëve që ndalonin, pezullohen nga puna dy efektivët e policisë rrugore në Shëngjin

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 13:59 | Kronikë
U filmuan duke u marrë para shoferëve që ndalonin, pezullohen nga

Janë pezulluar nga puna dy efektivë të policisë rrugore që u filmuan nga një qytetar duke marrë para. Sipas njoftimit për mediat, dyshohet se gjatë ndalimit të automjeteve, u merrnin para shoferëve.

Gjithashtu, ndaj tyre ka nisur hetim administrativ, për shkelje të rëndë të procedurës standarde të punës.

“Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë: Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqen 2 punonjës policie të filmuar nga një qytetar, të cilët dyshohet se gjatë ndalimit të automjeteve, mund të kenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, vlera monetare, ju sqarojmë se:

Menjëherë pas publikimit të kësaj video-je, është bërë identifikimi i 2 punonjësve të Policisë që shfaqen në të, konkretisht inspektor A. Ç. dhe inspektor K. Ll., punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Shëngjin/Komisariati i Policisë Lezhë.

Të dy këta punonjës policie janë pezulluar menjëherë nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ndaj tyre Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetim administrativ, për shkelje të rëndë të procedurës standarde të punës.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët dhe median që denoncojnë raste të tilla, si dhe i siguron ata se është e vendosur për të larguar nga radhët e saj, cilindo punonjës që do të abuzojë me detyrën.” (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Shtetit
https://www.facebook.com/watch/?v=1684712278621548
https://a2news.com/2023/02/28/kerkonte-ryshfet-per-te-lehtesuar-pozitat-e-te-hetuarve-arrestohet-efektivja-e-policise-se-tiranes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos