“Kam vendosur 100 kg eksploziv”, telefonuesi nga Gjermania alarmon autoritetet, avioni japonez bën ulje të detyruar

Nga A2 CNN
7 Janar 2023, 21:00 | Bota
“Kam vendosur 100 kg eksploziv”, telefonuesi nga Gjermania alarmon

Një avion japonez bëri një ulje emergjente në Japoninë qendrore të shtunën pasi autoritetet morën një kërcënim për bombë nga një telefonues anonim.

Aeroporti Narita i Tokios mori telefonatën në orën 6:20 të mëngjesit me kohën e Japonisë nga një burrë në Gjermani duke thënë në anglisht se ai kishte vendosur një bombë në aeroplan.

Fluturimi i brendshëm nga Narita në qytetin jugperëndimor të Fukuoka u devijua në aeroportin e Chubu, tha një zëdhënës i aeroportit Chubu për CNN. Të gjithë 136 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit në bord u evakuuan shëndoshë e mirë.

Të paktën pesë persona u plagosën lehtë gjatë daljes nga avioni, ndërsa duke cituar burime policore, NHK tha se telefonuesi pretendonte se kishte vendosur 100 kilogramë eksploziv plastik në ngarkesën e avionit dhe kërkoi të fliste me "menaxherin" ose ai do t'i aktivizonte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos