Një vajzë adoleshente ka vdekur pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa po notonte në një lumë në Australi. 16-vjeçarja raportohet se është kafshuar në këmbë teksa ishte duke pushuar me të dashurin e saj në lumin Swan në North Fremantle.
Ky i fundit u përpoq ta shpëtonte, duke e tërhequr deri në breg, por fatkeqësisht plaga ishte tepër e madhe, gjë që i shkaktoi vdekjen pas çaste më pas adoleshentes. Besohet se bisha që e sulmoi ishte një peshkaqen dem, një racë që shpesh mund të gjendet në lumenj në Australi.
Raportohet se në fillim kishte konfuzion nga policia, pasi nuk e dinin nëse u godit nga një helikë varke, apo u sulmua nga peshkaqeni. Ata u përpoqën të shpëtonin vajzën, por ajo u deklarua e vdekur në plazh.
Kjo është ngjarja e dytë në një hark kohe jo shumë të gjatë, pasi babai i dy fëmijëve Cameron Wrathall u sulmua nga një peshkaqen dem në të njëjtën zonë dy vjet më parë. Ai u kafshua në pjesën e sipërme të këmbës në sulmin e parë të këtij lloji në lumin Swan që nga viti 1986. (A2 Televizion)




