Një tufë me 18 elefantë të egër është gjetur e ngordhur në Nagaon, në shtetin verilindor indian të Assam.
Autoritetet shtetërore thanë se elefantët u vranë kur rrufeja goditi rezervatin pyjor të mbrojtur “Kandoli”.
Banorët e zonës njoftuan autoritetet pasi gjetën kufomat e kafshëve në pyll.
Kryeministri i Assam, Himanta Biswa Sarma tha se ai ishte i shqetësuar për numrin e madh të elefantëve të ngordhur dhe njoftoi se ishte urdhëruar një hetim.
Mbi 27 000 elefantë aziatikë ndodhen në Indi dhe rreth 21% e të cilëve janë në Assam.
Kjo është hera e parë në 20 vjet në Assam që kaq shumë elefantë janë gjetur të ngordhur në të njëjtën kohë. (A2 Televizion)