Rritet sërish numri i viktimave me koronavirus në Itali

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 18:09 | Bota

Ka pësuar një rritje të lehtë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali në 24 orët e fundit.

Sipas kreut të Emergjencave Civile në Itali, Borrelli në Itali janë regjistruar 382 viktima të tjera nga Covid-19, krahasuar me 333 që ishin një ditë më parë.

Gjithashtu një rritje të lehtë ka pasur dhe numri i të prekurve të rinj, ku gjatë 24 orëve janë shënuar dhe 2091 persona të tjerë pozitivë duke e çuar numrin total të të infektuarve në 201 505.

Lajmi i mirë sipas Borrellit është vijimi i uljes së personave të shtruar në terapinë intensive.

Në përditësim… (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos