U largua para orarit, arrestohet punonjësi i sigurisë në Elbasan pasi u vodhën 10 telekamera kompanisë

Nga A2 CNN
14 Janar 2023, 13:00 | Kronikë
U largua para orarit, arrestohet punonjësi i sigurisë në Elbasan

Një punonjës i sigurisë së një subjekti privat në Elbasan është arrestuar, për shpërdorim detyre. Sipas Policisë 48-vjeçari me iniciale A. B., dyshohet se nuk konstatoi vjedhjen e 10 telekamerave në këtë subjekt dhe u largua pa përfunduar orarin e shërbimit.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë natës, në kohën që ky shtetas ishte në turnin e tij të punës si punonjës sigurie, në një firmë, janë vjedhur 10 telekamera të vendosura për sigurimin e objektit. Gjithashtu, sipas kallëzimit të punonjësit të turnit të radhës që ka konstatuar vjedhjen e telekamerave, 48-vjeçari është larguar nga vendi i punës para orarit të përfundimit të shërbimit”, thuhet në njoftimin e Policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos