Aksident me vdekje në Fier, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Nga A2 CNN
17 Shtator 2020, 22:51 | Kronikë
Aksident me vdekje në Fier, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Një person që udhëtonte me biçikletë ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në një aksident rrugor që u regjistrua në fshatin Qenas.

Sipas policisë, viktima Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar po lëvizte me biçikletë, kur u përplas nga një makinë, në afërsi të një pike karburanti.

Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident u largua nga vendngjarja dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos