
Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur këtë të enjte në Fier.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në fshatin Shënpjetër. Sipas policisë, shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip "Fiat”, ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 21 vjeçe, banuese në Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)