U lirua nga qelia, caktohet data për rekursin kundër vendimit ndaj Lulzim Berishës

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 12:50 | Kronikë
U lirua nga qelia, caktohet data për rekursin kundër vendimit ndaj

Gjykata e Lartë cakton datën 26 tetor për shqyrtimin e rekursit të Prokurorisë së Durrësit kundër vendimit gjyqësor që liroi nga qelia Lulzim Berishën, ish-drejtuesin e "bandës së Durrësit".

Berisha fitoi lirinë në dhjetor 2016, teksa vuante një dënim me 25 vite burg për krimet e kryera nga banda.

Aktualisht, Berisha është në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme ka lëshuar një urdhërarresti për të, si i akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos