All - Paragraf - 1
Eva Buzo, gruaja e parë që mori iniciativën për të shkuar me not nga Otranto në Vlorë, ka përfunduar në spital, pas problemeve të shfaqura pas mbi 24 orësh në ujë.
35-vjeçarja e ka ndërprerë garën, ndërsa qëndroi 27 orë e gjysmë në det. Ajo nuk mundi të vazhdonte dot kur ishte vetëm disa milje larg Karaburunit, ndërsa është dërguar në reanimacion.
All - Paragraf - 3
Eva Buzo, siç ka mësuar A2 CNN, pati probleme për shkak të një pickimi dhe kripës së ujit.
Trajneri i saj tha se fatmirësisht, Eva Buzo nuk ka asgjë për t'u shqetësuar, ndërsa mjekët po bëjnë kontrollet e rastit. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2