27 orë në det, notarja shqiptare shfaq problemet e para

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 11:38 | Aktualitet
27 orë në det, notarja shqiptare shfaq problemet e para

A2 CNN ka mësuar se notarja Eva Buzo, e cila u nis me not, mëngjesin e djeshëm, nga Otranto në Vlorë, ka shfaqur problemet e para.

Prej rreth 27 orësh në det, notarja mësohet se nuk mund të flasë, pasi gjuha i është enjtur për shkak se ka kripë të tepërt në pjesën e gojës.

Aktualisht, ndodhet disa milje larg Karaburunit, në det të hapur, dhe është duke u monitoruar gjendja e saj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/22/me-not-nga-italia-ne-shqiperi-shqiptarja-behet-e-para-grua-qe-merr-iniciativen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos