Shkatërrimi i urës në Krime, reagon Putin: Sulm terrorist nga Ukraina

Nga A2 CNN
9 Tetor 2022, 20:21 | Bota

Presidenti Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën për sulmin ndaj urës në Krimenë e aneksuar nga Rusia, duke e thënë se ishte një “akt terrorizmi”.

Ai theksoi se forcat e inteligjiencës së Ukrainës synuan me këtë veprim të shkatërrojnë një pjesë kritike të infrastrukturës civile të Rusisë.

Zyrtarët rusë thanse 3 persona u vranë pasi ishin në një makinë kur shpërthimi ndodhi në një kamion që po kalonte mbi urë.

Ndërkohë, Ukraina e ka mohuar se është ajo që fshihet pas sulmit. “Shpërthimi në të ashtuquajturën urën e Putinit, sipas mendimit tonë është një operacionin i brendshëm i shërbimeve sekrete ruse”, sqaroi Podolyak, këshilltar i Zelenskyt duke shtuar se “të gjitha operacionet, si vrasja e vajzës së Dugin, shpërthimet në gazsjellësit e Nord Stream dhe shpërthimi në urën Kerch mbajnë firmën ruse”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/09/ukrainasit-nuk-e-shkaterruam-ne-uren-ne-krime-rusia-shba-po-zhvillon-nje-lufte-me-prokure/

A2 CNN Livestream

Latest Videos