
Një shqiptar 70 vjeç humbi jetën në spitalin e Peruxhias në Itali, dy javë pasi ishte shtruar në repartin intensiv.
Mediat italiane bëjnë me dije se ai ishte kthyer nga pushimet verore që i bëri në Shqipëri dhe menjëherë sapo mbërriti në Peruxhia, ku ishte rezident, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua së tepërmi, pasi vuante edhe nga sëmundje të tjera.
Ai u shtrua me urgjencë në 21 gusht, por nuk mundi të mbijetonte, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe humbi jetën në 4 shtator. (A2 Televizion)