
Ka ndërruar jetë në spitalin e Selaniku, 16-vjeçari rom i cili u qëllua me armë nga policia helene, gjatë një ndjekje.
Lajmi u bë i ditur nga prindërit të të miturit, të cilët thënë se djali i tyre ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit pavarësisht punës së mjekëve, që u munduan ta mbanin në jetë.
16-vjeçari u qëllua me pistoletë në kokë nga policia ndërsa po largohej me motor me shpejtësi pasi nuk kishte paguar 20 euro karburant në një pikë në rrethinat e Selanikut.
Ngjarja shkaktoi shumë zemërim te qytetarët të cilët për disa ditë me radhë dolën në protesta që degraduan në dhunë, kundër forcës së pajustifikuar të policisë.
I mituri po trajtohej në spitalin e Selanikut dhe më 11 dhjetor mjekët i ndërprenë mjekimet për të parë se si do të reagonte trupi dhe truri i tij.
Ndërkohë, punonjësi i policisë që qëlloi të miturin gjatë një ndjekjeje, është dërguar në paraburgim. (A2 Televizion)