
Sipas autoriteteve lokale, vajza është ribashkuar tashmë me të atin.
Një grua e cila akuzohet për rrëmbimin e vajzës së saj është dorëzuar në polici. Ngjarja ka ndodhur gjashtë vite më parë në Karolinën e Veriut dhe ndërsa dorëzimi i saj erdhi vetëm disa ditë, pasi vajza u gjet.
Heather Unbehaun, nëna e tani 15-vjeçares Kayla Unbehaun, po mbahet në Qendrën e Drejtësisë për të Rritur të Qarkut Kane në Illinois pa garanci për një akuzë rrëmbimi.
Kayla ishte 9 vjeç kur u rrëmbye nga Unbehaun, nga periferia e Çikagos, South Elgin, tha Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar.
Nga vajza nuk pati më shenja pasi e ëma e çoi në një paradë më 4 korrik 2017. Kur i ati shkoi ta merrte vajzën të nesërmen, atij iu tha që vogëlushja kishte shkuar në një udhëtim kampingu me të emën, por asnjëra prej tyre nuk u kthye. (A2 Televizion)