Përleshje në burgun e grave në Honduras, 41 viktima

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 08:41 | Bota
Përleshje në burgun e grave në Honduras, 41 viktima

Të paktën 41 persona humbën jetën në një burg të grave në Honduras, pas trazive që shpërthyen në orët e para të së martës midis anëtarëve të bandave rivale Barrio 18 dhe Mara Salvatrucha (MS-13). Qeveria nuk ka konfirmuar asnjë detaj.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se autoritetet po punojnë për të identifikuar trupat në Centro Femenino de Adaptacion Social (CEFAS). Një zëdhënës i tha Reuters, se disa kishin vdekur nga djegiet, ndërsa të tjerët ishin qëlluar.

Burgu i grave me 900 persona ndodhet rreth 20 kilometra nga kryeqyteti Tegucigalpa.

Të afërmit e të burgosurve u vendosën jashtë burgut më vonë, duke kërkuar të mësojnë për të dashurit e tyre.

Ka një histori incidentesh vdekjeprurëse në burgjet e Hondurasit me 18 të burgosur të vrarë në një përleshje bandash në një burg në vitin 2019 dhe mbi 350 të vdekur në një zjarr në 2012. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos