U shpall fajtor për shpërdorim detyre, Tahiri tregon sot “të vërtetën e tij”

Nga A2 CNN
21 Shtator 2019, 11:23 | Aktualitet
U shpall fajtor për shpërdorim detyre, Tahiri tregon sot

Saimir Tahiri pritet të dalë në një konferencë për mediat këtë të shtunë, ku do të komentojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e tij për “shpërdorim detyre” dhe rrëzimin e akuzave nga Prokuroria për “trafik ndërkombëtar droge” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Ish-ministri i Brendshëm fillimisht deklaroi se do të fliste të premten, por përmes një postimi në Facebook shtyu takimin me gazetarët me një ditë. “Nesër në 11:30 shihemi live këtu, për të shpjeguar të vërtetën time, deri në këtë stacion të parë”, shkroi të premten Tahiri. Kur doli nga salla e gjyqit të enjten, pas një seance maratonë që zgjati 14 orë, Tahiri u shpreh i befasua nga vendimi. “Për 2 vite më quajtën trafikant, tani më thanë që nuk jam trafikant”, u shpreh ai.

Për vendimin ndaj tij reaguan edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat mirëpritën dënimin e një zyrtari të lartë, por e quajtën “shkurajues” duke pasur parasysh akuzat e ngritura ndaj tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/09/20/vendimi-per-saimir-tahirin-be-reagon-per-a2/
https://a2news.com/2019/09/20/vendimi-per-tahirin-ambasada-e-shba-denim-shkurajues-duke-pasur-parasysh-akuzat/
https://a2news.com/2019/09/20/vendimi-per-tahirin-mediat-nderkombetare-shuplake-prokurorise/
https://a2news.com/2019/09/20/ambasadori-britanik-reagon-pas-vendimit-per-saimir-tahirin/
https://a2news.com/2019/09/20/pse-ra-akuza-per-tahirin-gjykata-marredhenia-me-ish-ministrin-u-krijoi-lehtesi-habilajve/
https://a2news.com/2019/09/20/historiku-i-karrieres-politike-te-saimir-tahirit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos