"Do të bëj më shumë për ju", Meta zgjedh Kosovën për vizitën e tij të fundit si President

Nga A2 CNN
22 Korrik 2022, 11:06 | Politikë
"Do të bëj më shumë për ju", Meta zgjedh

Ilir Meta zgjodhi Kosovën në vizitën e tij të fundit zyrtare si President. Kreu i Shtetit premtoi se sapo të lërë detyrën, do të bëjë më shumë për Kosovën.

“E vetmja keqardhje që kam është që mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendin tim gjatë këtyre 5 viteve. Por, ju jap fjalën se nga 25 korriku në mëngjes, do të bëj shumë herë më tepër. Kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyer me ju dhe të gjithë institucionet e Kosovës dhe do të vijojmë në të ardhmen. Jam i bindur se Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë do të vijojë këtë traditë shumë pozitive”, tha Meta në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen e tij, Vjosa Osmani.

Presidenti nuk la pa përmendur edhe luftën në Kosovë: “Duke ardhur dje për në Prishtinë, po mendoja ato 4 javët e para të situatës në Kukës, pas fillimit të ndërhyrjes së NATO-s më 24 mars, ditën kur bëja 30 vjeç dhe pata fatin të mos e festoja ku kisha planifikuar. Buxheti i Shqipërisë ishte katastrofik dhe në momentet më të vështira dhe që dukeshin si më të pashpresa, shkëlqeu fisnikëria e kuksianëve në mënyrë të veçantë, edhe ata të pambështetur nga shteti. Kanë qenë javë të paharruara. Nuk ka asnjë vështirësi që nuk tejkalohet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos