U2, 10 milionë euro shëndetësisë irlandeze për të përballuar koronavirusin

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 10:18 | Showbiz
U2, 10 milionë euro shëndetësisë irlandeze për të

Grupi i njohur i rokut U2 dhuroi 10 milionë euro për të ndihmuar autoritetet shëndetësore në Irlandë në luftimin e koronavirusit. Paratë do të përdoren për të mbështetur punonjësit e shëndetit dhe për të blerë pajisje mbrojtëse për stafin e linjës së parë në luftën kundër pandemisë.

Banda e muzikës rok nuk e ka për herë të parë që bën dhurime të tilla humanitare pasi dhe më herët ka qenë e angazhuar në projekte të ndryshme sociale dhe politike.

Disa nga pajisjet mjekësore të financuara nga U2 tashmë kanë mbërritur në aeroportin e Dublinit.

Kryeministri irlandez Leo Varadkar vlerësoi përpjekjet e Bono dhe bashkëpunëtorëve të tij: "Qeveria ka porositur atë që normalisht do të ishte një furnizim me IPR për 13 vjet. Edhe pse, çdo ndihmë nga sektori privat dhe publiku i gjerë është e mirëpritur ",shkruan Varadkar në Twitter.

Sipas të dhënave të fundit mbi 6,000 persona janë infektuar nga koronavirusi në Irlandë dhe 235 prej tyre kanë humbur jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos