
Real Madrid ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinaleve të Champions League, duke mundur në “Stamford Bridge” anglezët e Chelsea, me rezultatin 3-1.
Karim Benzema ishte heroi i ndeshjes, me një tregolësh fantastik, ndërsa për Chelsea golin e vetëm të takimit e shënoi Havertz.
Ndërkohë, surprizë ishte rezultati i ndeshjes Villarreal-Bayern Munchen, me spanjollët që mundën 1-0 gjermanët.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Danjuma, që në minutën e 8 të ndeshjes. (A2 Televizion)