UEFA merr vendim për Valencia-Atalanta dhe Inter-Getafe

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 22:29 | Futboll
UEFA merr vendim për Valencia-Atalanta dhe Inter-Getafe

Institucioni më i lartë evropian i futbollit ka marrë më në fund vendim që ndeshja e Champions League Valencia-Atalanta dhe ajo e Europa League, Inter-Getafe të luhen sipas kalendarit të caktuar pa tifozë, pra me dyer të mbyllura.

Ky vendim ekstrem erdhi pas situatës së fundit të krijuar në Itali ku përhapja e koronavirusit, me origjinë nga Kina, ka përparuar me shpejtësi të madhe dhe ka prekur mbi 3000 persona.

Ende nuk ka një vendim për sfidën mes Barcelonës dhe Napolit, por klubi vijon të shesë bileta, dhe me shumë mundësi takimi do të zhvillohet normalisht me të dy anët e publikut në shkallët e stadiumit. Gjithashtu, mbetet për t’u parë dhe vendimi që do të merret për ndeshjen Juventus-Lion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos