Ronaldinho arrestohet në Paraguaj

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 10:47 | Futboll

Ish-futbollisti i Barcelonës, Ronaldinho pushtoi titujt e parë të mediave mëngjesin e kësaj të enjteje. Legjenda braziliane e futbollit u arrestua pasi kishte udhëtuar nëpërmjet aeroportit të Paraguajit me një pasaportë false.

Ylli i futbollit u ndalua nga autoritetet vendase në resortin ku po qëndronte, së bashku me vëllain e tij, të gjendur për një projekt zhvillimi për fëmijë. Lajmi u bë publik nga Ministria e Brendshme e Paraguajit.

Pasaporta origjinale i është sekuestruar disa kohë më parë Ronaldinhos për mospagesë të një gjobe financiare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos