
Rinovim dhe më pas largim. Duket e pakuptimtë, por këtë gjë mund të bëjë Elseid Hysaj te Napoli.
Mediat në Itali flasin për situatën e kapitenit të kombëtares, i cili ditët në vijim do të firmosë një kontratë për 3 vite të tjera me italianët, dhe më pas mund të largohet në fund të sezonit.
Napoli ka nisur të mendojë edhe për zëvendësuesin e tij. Ai është Davide Faraoni, mbrojtësi 28-vjeçar i cili aktivizohet tek Hellas Verona. (A2 Televizion)