Pas përfundimit të sezonit 2019-2020, UEFA ka përzgjedhur 23 lojtarët më të mirë të Champions League, kompeticionit që u fitua nga Bayern Munchen.
Sigurisht, ekipi kampion është pothuajse i plotë, me përjashtim të Coman, lojtarit që shënoi golin e fitores në finalen ndaj PSG.
Bie në sy edhe mungesa e Cristiano Ronaldos, i cili do të ngushëllohet vetëm me çmimin e golit më të bukur të Champions-it për këtë sezon.
Lista e lojtarëve më të mirë është përzgjedhur nga ekipi i specialistëve të UEFA-s: Packie Bonner, Cosmin Contra, Aitor Karanka, Roberto Martínez, Ginés Meléndez, Phil Neville, Willi Ruttensteiner dhe Gareth Southgate. (A2 Televizion)
Manuel Neuer (Bayern Munchen) Ian Oblak (Atletico Madrid) Anthony Lopes (Lyon) Alphonso Davies (Bayern Munchen) Joshua Kimmich (Bayern Munchen) Virgil van Dijk (Liverpool) Dayot Upamecano (Leipzig) Angelino (Leipzig) David Alaba (Bayern Munchen) Thiago Alcanthara (Bayern Munchen) Houssem Aouar (Lyon) Kevin de Bruyne (Manchester City) Leon Goretzka (Bayern Munchen) Marcel Sabitzer (Leipzig) Marquinhos (PSG) Thomas Muller (Bayern Munchen) Papu Gomez (Atalanta) Serge Gnabry (Bayern Munchen) Robert Lewandowski (Bayern Munchen) Kylian Mbappe (PSG) Raheem Sterling (Manchester City) Leo Messi (Barcelona) Neymar (PSG)