
Për një kohë të gjatë, Rodrigo De Paul u pa si pasuesi i Calhanoglu te Milani, me kuqezinjtë që shfaqën interes për mesfushorin e Udineses, i cili duket se ka vendosur të largohet nga Italia.
“Sportmediaset” shkruan se argjentinasi është praktikisht një lojtar i Atletico Madrid. Skuadra e Simeones ka ofruar 35 milionë euro plus 5 milionë bonuse dhe Udinese ka pranuar ofertën. Në anën tjetër, Milani kishte tentuar nënshkrimin me lojtarin, por nuk ishte i gatshëm të paguante një shifër të tillë dhe ishte mundur që në ofertë të fuste edhe lojtarë të tjerë.
Aktualisht De Paul është në grumbullim me Argjentinën për Kupën e Amerikës Latine. (A2 Televizion)